Parashikimet e Lesit/ Lulzim Basha- kryetar i PD, Edi Rama- shef i NATO

Parashikimet e Lesit/ Lulzim Basha- kryetar i PD, Edi Rama- shef i NATO

10:33, 04/03/2023
A+ Aa A-

Para pak ditësh, botuesi Nikollë Lesi risolli edhe njëherë tezën e përhapur nga Edi Rama para disa kohësh, se mund të zgjidhet si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Sipas Lesit, Rama është shumë pranë zgjedhjes si shef i NATO-s. Lajmi i tij shkaktoi ilaritet, edhe për shkak se vendi po zien nga skandali i rëndë McGonigal, që tregon se kryeministri shqiptar ka korruptuar një njeri të rëndësishëm të inteligjencës në vendin kryesor të NATO-s.

Por ndërkohë sot, Lesi shkruan se Lulzim Basha duhet të rikthehet në krye të PD-së.

Lesi është bërë tanimë i njohur në media për parashikimet e guximshme, edhe pse nuk shqetësohet shumë nëse i dalin apo jo të vërteta.

Por nëse i përmbahemi parashikimeve të Lesit, më afër realizimit është ai që Rama të marrë drejtimin e NATO-s, sesa ai që Basha të marrë drejtimin e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Direkt n riedukim04/03/2023 15:15

Për sa kohl do jetë drejtor Lirenc Vangjeli te Kova Jonë, Lesin e ke me PS. Por në qëndrime dihet që ai është kameleon, ngjajml me Sandrin e Klanit, por Lesi është më i egzagjeruar në buthëlëpirje.

Shto koment

Denonco