Si e paralajmëroi SYRI vendimin e ‘gatuar’ nga Rama për vulën e PD

Si e paralajmëroi SYRI vendimin e ‘gatuar’ nga Rama për vulën e PD

10:09, 04/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit mori mbrëmjen e kaluar një vendim për çështjen e vulës së Partisë Demokratike, duke shokuar jo vetëm demokratët.

Megjithatë, SYRI kishte paralajmëruar se vendimi do merrej në mënyrën që ishte ‘gatuar’ nga Edi Rama.

Fillimisht, SYRI publikoi një informacion, sipas të cilit ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, garantonte një diplomat të huaj në vend se vulën do e merrte Enkelejd Alibeaj.

Më pas, SYRI solli të dhëna se si Edi Rama po bënte presion pranë gjyqtarëve për këtë çështje.

Sipas burimeve tona, Rama po përdorte ‘sekseren’ e tij, Elira Kokona. Kjo e fundit aktualisht punon në kryeministri si zëvendëse e Sekretarit të Përgjithshëm, Engjëll Agaçi.

Burimet thonë se ajo po kontaktonte dhe po u bënte presione njerëzve të drejtësisë që vulën e PD-së ta kalojnë te Enkelejd Alibeaj.

Të njëjtat burime shtojnë se Kokona është një nga njerëzit më të fuqishëm të rrethit të ngushtë të Ramës. Ajo bën ‘de facto’ punën e Agaçit dhe ‘kujdeset’ për kontrollin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të trupave të vetingut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco