Manjani: Sipas këtij neni, as Alibeaj nuk regjistrohet dot në zgjedhje

Manjani: Sipas këtij neni, as Alibeaj nuk regjistrohet dot në zgjedhje

09:45, 04/03/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Sipas këtij neni të Kodit Zgjedhor as Alibeu nuk regjistrohet dot në zgjedhje.

I lemë të tjerat, por sipas pikave b dhe e (që pika t'u bjerë) të paragrafit 2, ai NUK ËSHTË KRYETAR i asnjë partie! As strukturalisht, as demokratikisht e as formalisht, meqë po luhet me formën.

Ligji nuk thotë “person i deleguar”, por shkruan tullë “kryetari është përfaqësues i partisë”.

Madje duhet që ky kryetari , sipas pikë e, të mbajë përgjegjësi për financimet e huaja dhe kriminale...

Ky është ligji i shtetit!

Nuk di se çdo shpikin më tej vemjet që hanë mbetjet e gangsterit...

Ndoshta mund të ngjallin Shpyllëzimin që ka vdekur dhe vetëvdekur politikisht. Ndoshta! Dhe do bëjnë mirë se mbase marrin vota të vdekurish, se rob i gjallë me mend të kokë e sy në ballë s'i voton ata të vdekur.

Ah po, kanë dhe mbrojtjen e Sudes Amerikane...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco