Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Vendimi i Apelit për vulën, Murrizi: Është një vendim i tre fundërrinave të tredhur dhe burracakë

22:45, 03/03/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi i ftuar në “Çim Pela Live”, është shprehur se vendimi i Gjykatës së Apelit është një vendim burracak, dhe shqiptarët duhet të kuptojnë se ku po shkon drejtësia shqiptare.

"Ky është një vendim i tre fundërrinave të tredhur dhe vendim burracak. Po ta çonin deri në fund vendimin, nuk kishin pse e kthenin në Gjykatën e Shkallës se Parë. Është e vetmja Gjykatë Apeli e cila do të gjykojë të gjitha problemet e shqiptarëve. Nga gjashtë gjykata apeli, kanë ngelë vetëm këta me ligjin e Ramës. Është shkri i gjithë apeli, Vlora, Durrësi, Korça dhe Shkodra nuk kanë më.

Këta duhet të kishin dhënë përfundimisht vulën atyre që kishin pasur porosi, nga ata tre gjyqtarët që i shfaqët në monitor.

Astrik Kalaja nuk justifikon pasurinë, ndërkohë, gjyqtari i shkodrës, Ardian Imeri është larguar për tre milionë lek të vjetra.

Mihali ka shitur pronat në Dhërmi bandave kriminale, pra këto gjyqtarë që për këto llumhane, kanë larguar shumë gjyqtarë të tjerë nga sistemi i drejtësisë, të cilët nuk kishin pisllëqe të tilla", u shpreh Murrizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco