Vendimi skandaloz i Gjykatës së Apelit/ PD mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

Vendimi skandaloz i Gjykatës së Apelit/ PD mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

21:57, 03/03/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike do të mbledhë nesër në orën 12.00 Kryesinë për të përcaktuar aksionin politik, pas vendimit skandaloz dhe të paprecedentë të Gjykatës së Apelit. 

"Nesër në ora 12.00 mbledhje Kryesie me rend dite: Diskutim rreth situatës politike të krijuar", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga PD. 

Sakaq, të dielën në orën 17:00 PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar. 

"Të nderuar anëtarë të Keshillit Kombetar, te dielen dt 5 mars, ora 17.00 do të mblidhemi për të diskutuar mbi situatën më të fundit politike", është njoftimi i shpërndarë për anëtarët e KK. 

Gjykata e Apelit vendosi këtë të premte të prishë vendimin e 25 marsit 2022 të gjyqtarit Agron Zhukri që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit dhe ndryshimet statutore. 

Treshja e gjyqtarëve Elona Mihali, Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja riktheu çështjen në shkallë një vendim ky i marrë me ndërhyrjen e Edi Ramës, për të pamundësuar pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco