Genc Gjokutaj: Vendimi i Apelit nuk është fundor. Nuk mund të ekzekutohet!

21:32, 03/03/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj shprehet se vendimi skandaloz dhe i paprecedentë i Gjykatës së Apelit për vulën e PD nuk është fundor dhe nuk mund të ekzekutohet. 

Në një lidhje me skype për Çim Peka Live, Gjokutaj u shpreh se opozita ka qenë e përgatitur edhe për këtë skenar dhe do të jetë në zgjedhjet vendore të 14 majit, pavarësisht vendimit të Edi Ramës. 

"Ky vendim nuk është fundor, se nuk kanë guxuar ta bëjnë. është i paekzekutueshëm. Nuk mundet gjykata të gjykojë vullnetin e anëtarësisë së forcës politike, por është përdorur me qëllim që t'i skadojë afati i regjistrimit. Gjykata nuk mund të zhbëjë opozitën, e cila i ka marrë masat që të garojë në zgjedhje, do riformatohet qëndrimi edhe garimi, regjistrimi dhe Rama do përballet akoma më fuqishëm pas gjithë kësaj masakre që ka bërë sot. Kjo është jnë vepër tjetër penale e konsumuar nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij. PD dhe Partia e Lirisë, me aleatët e tjerë do të jenë aty me të njëjtët kandidatë. Ky vendim në bazë do ta kompaktësojë akoma më shumë elektoratin për t'i bërë ballë kësaj dikature", u shpreh Gjokutaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco