Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Rudina Hajdari: E prekur thellësisht nga vendimi i Gjykatës, u shkel mbi parimet për të cilat im atë dha jetën

21:43, 03/03/2023
A+ Aa A-

Rudina Hajdari, ish-deputete e PD dhe e bija e themeluesit të PD, u shpreh në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, se vendimi i Gjykatës së Apelit po vret pluralizmin në Shqipëri.

Hajdari shtoi se është mjaft e prekur, pasi si e bija e një heroi të demokracisë, ajo sot ndjen që është shkelur mbi parimet për të cilat babai i saj luftoi dhe dha jetën.

“Është një ndjenjë që më prek thellësisht në shpirt dhe kam gati një javë që merrem me këtë çështje ndërkohë që të tjerët nuk po flisnin mjaftueshëm për këtë vendim të Gjykatës, që ndoshta dhe pritej. Ajo çfarë më vjen rëndë është se me vendimin e Gjykatës, është shkelur mbi parimin bazë të demokracisë. Dhe ajo për të cilën Azem Hajdari luftoi, dhe dha jetën dhe sakrifikoi kaq shumë përtej Partisë Demokratike ishte për këto parime demokratike. Çfarë më erdhi kaq keq nga ky vendim është pikërisht fati i PD-së që u kthye si në një plaçkë apo pronë.

Unë mendoj se gjyqtarët gjykues janë viktima të karrigeve të tyre. Mendoj se ato sot kanë shkelur mbi ligjin, mbi kodin e procedurës civile sepse me atë analizë që kam bërë më jurist sot, fakti se ata e kanë çuar për rigjykim, ato kanë shkelur mbi kodin e procedurës civile, mbi nenin 467.

Ato do mbajnë përgjegjësitë e tyre!” u shpreh Hajdari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco