Vendimi skandaloz i Apelit, Pollo: Nuk është koha për vajtim, fokusi ynë është fushata

Vendimi skandaloz i Apelit, Pollo: Nuk është koha për vajtim, fokusi ynë është fushata

21:31, 03/03/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar pas vendimit skandaloz të Gjykatës së Apelit, e cila zhdukur pluralizmin në Shqipëri.

Reagimi i Genc Pollos:

Një njoftim i keq e i shëmtuar erdhi sot nga Gjykata e Apelit; e cila u shfaq si dorë e zgjatur e Edi Ramës për të goditur Partinë Demokratike dhe pluralizmin.

E megjithatë nuk është momenti për të vajtuar logon dhe emrin e partisë. Ato do të korrigjohen një ditë tjetër. Siç do gjendet një zgjidhje e përkohshme për nesër e tutje.

Nuk ja vlen barra qiranë as t’u zëmë emrin në gojë atyre që morën peshqesh logon dhe emrin; sepse mund të ulemi në nivelin e tyre.

Fokusi ynë është fushata bashkiake me në ballë kandidatët tanë të mrekullueshëm. Aty do e gjejmë forcën, drejtësinë e lirinë! Në 14 maj!

GP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco