Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Çim Peka: Pjetër Arbnori jepte edhe jetën për demokracinë... Topalli: Jemi të gatshëm për çdo gjë!

21:18, 03/03/2023
A+ Aa A-

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli paralajmëron se lidershipi i opozitës dhe mbështetësit e PD janë të gatshëm për çdo gjë në përballje me Edi Ramën. 

Në Çim Peka Live, Topalli tha se "ato që pretendojnë të marrin karrigen e lidershipit të një force politike, nuk mund të kërkojnë garanci dhe duhet të jenë të gatshëm për çdo gjë".

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Zonja Topalli, në 90 kur dolët kundër regjimit ju si e persekutuar, familje fisnike, shumë shkodranë, i ndjeri Pjetër Arbnori dhe plot të tjerë kanë dalë në dy rrethana, ose të gatshëm të japin jetën për demokracinë, që unë e besoj këtë variant, ose varianti tjetër, duke përfshirë edhe Sali Berishën këtu, kanë dalë me lejen e Ramiz Alisë. Prandaj të pyes, për të rënë varianti i sigurimit të shtetit në atë kohë që ishte pluralizëm me leje, pyetja është konkrete: Jeni e gatshme ju dhe lidershipi i opozitës t'u thoni shqiptarëve po, dalim para institucioneve të monizmit edhe me gatishmërinë për të dhënë jetën si në '90?
Jozefina Topalli:
Ato që pretendojnë të marrin karrigen e lidershipit të një force politike, nuk mund të kërkojnë garanci dhe duhet të jenë të gatshëm për çdo gjë. Nëse ka njerëz të tillë që duan të marrin një karrige për t'u pasuruar nesër, mua as më interesojnë e as më lidh gjë me ata. Ne kemi nevojë për njerëz idealistë dhe ata nuk mungojnë te shqiptarët, nuk mungojnë te opozita. Sigurisht ata kanë parë modele të shpërfytyruara gjatë kësaj periudhe dhe unë e kuptoj që ka ndonjë mosbesim tek ndonjëri, por në situata të caktuara njeriu ka gjëra më të mëdha se sa siguria personale. Shikoni çfarë ndodh në Greqi. Vdesin njerëzit nga përplasja e trenave dhe ata përplasen. Nuk është turp të përplasesh. Shikoni çfarë ndodh në Francë kur ka reformë për pensionet, mbushen bulevardet, ka shpërthime, kjo është demokracia. Unë jam e hjabitur për një pjesëmarrje kaq të madhe në protesta gjatë këtij viti. Ne nuk jemi opozitë që kemi bashki apo njerëz në administratë, ata janë të gjithë njerëz të lirë të cilët e ndjejnë dhe e bëjnë me të gjithë bindjen e qenies së tyre. Një njeri që nuk proteston nuk është njeri i lirë. 

Sot është marrë një vendim i turpshëm, i rrezikshëm për pluralizmin, kundër interesit publik dhe kundër demokracisë. Se pse janë të interesuar për t'ia dhënë (vulën) një njeriu i cili është i akuzuar nga CIA me vendim të Biden si njeri që merr para ruse, kjo ka një pikëpyetje të madhe, por besoj se koha shumë shpejt do të japë përgjigje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco