Andi Bejtja: Rama nuk është atentatori i vetëm i demokracisë!

Andi Bejtja: Rama nuk është atentatori i vetëm i demokracisë!

20:31, 03/03/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Informacionit në Syri Tv, Andi Bejtja ka reaguar pas vendimit skandaloz dhe të paprecedentë të Gjykatës së Apelit, për të mbajtur peng vulën e PD. 

Bejtja deklaron se atentatori ndaj demokracisë shqiptare nuk është vetëm Edi Rama. 

"Jo! Edi Rama nuk është atentatori i vetëm i demokracisë. Demokracinë dhe pluralizmin sot e vranë edhe ata tre gjyqtarë", thekson Bejtja.

Sipas tij, demokracinë në vend po e vrasin edhe përfaqësues ambasade dhe diplomatë të tjerë që heshtin, sikurse edhe media, gazetarë e analistë që bëhen zgjatim i regjimit. 

Reagimi i plotë
"Si para ashtu edhe pas këtij vendimi të zi për demokracinë shqiptare, shohim një tendencë të shtuar (edhe pse të natyrshme) për të bërë fajtor të vetëm Edi Ramën. Jo! Edi Rama nuk është atentatori i vetëm i demokracisë. Demokracinë dhe pluralizmin sot e vranë edhe ata tre gjyqtarë. E vranë dhe ajo pakicë që në mënyrë të turpshme e të pamoralshme mban atë vulë që nuk i takon nën jastëk. E vranë ata përfaqësues ambasade që marrin pjesë në mënyrë flagrante në procese gjyqësore lokale. Po e vrasin dhe diplomatët e tjerë që heshtin për çka po i shohin sytë. E vranë dhe ato media e gazetarë, opinionistë e analistë që vazhdojnë të bëhen zgjatim i këtij regjimi përditë dhe do vazhdojnë ta vrasin dhe ata shqiptarë që më shumë merakosen për fatin e Luizit se sa për fatin e fëmijëve të tyre. Dita e sotme ka shumë atentatorë e shumë përgjegjës. Rama nuk është atentatori i vetëm pavarësisht se kryesori".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco