Revolta e gazetarit: Mblidheni dhe njëherë gjykatën, e shpallni fituesin e zgjedhësve

Revolta e gazetarit: Mblidheni dhe njëherë gjykatën, e shpallni fituesin e zgjedhësve

20:19, 03/03/2023
A+ Aa A-

Vendimi skandaloz i Gjykatës së Apelit që zhduku pluralizmin në Shqipëri ka sjellë revoltë.

Figura të shumta të njohura kanë reaguar kundër këtij vendimi, që qartësisht është marrë sipas urdhrit të Edi Ramës, në kundërshtim me çdo lloj ligji dhe rregulli në vend.

Gazetari Klodian Tomorri me një reagim revoltues në faqen e tij në Facebook, shkruan se, gjykata të mblidhet edhe njëherë dhe të shpallin fituesin e zgjedhjeve të 14 majit.

‘Mblidheni dhe një herë këtë gjykatën që të caktoni dhe fituesin e zgjedhjeve.

Mos e mundoni miletin e shkretë të shkojë në votime kot.

Thuajini dhe Celibashit se ka hapur nja 20 milionë euro tendera andej për kuti votimi, për vula, për fletë.

Ditë për ditë, hap nga një tender 1 milionë euro ai.

Mos i harxhoni kot ato lekë, keni Perëndinë.

Çojani ndonjë spitali ose shpërndauani fukarenjve.

Mblidhet Gjykata aty dhe cakton fituesin me vendim të formës së prerë.

As kosto, as lodhje, asnjë siklet’, shkruan Klodian Tomorri në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj03/03/2023 20:46

Pse kujton se nuk e bëjmë, e vë në dyshim!? Prit se s'ke parë gjë akoma, z. Tomorr...

Shto koment

Denonco