VIDEO/ Ja si Balla paralajmëroi në Parlament vendimin e Apelit për PD

19:16, 03/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, shpalli që në 23 shkurt vendimin që do të merrte Gjykata e Apelit më 3 mars, për vulën e PD. 

Sot, Apeli njoftoi vendimin e Ballës, i marrë nën presionin dhe shantazhin e Edi Ramës. 

Edi Rama, me vendimin e Gjykatës së Apelit zhduku pluralizmin në Shqipëri. 

“Pas datës 3 nuk do të jeni më kështu. Gjykata do të marrë vendim. Problemet e të partisë mos i sillni këtu, tha ai nga foltorja e Kuvendit, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës. 

Deklarata e Ballës solli reagimin e ashpër të kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.

Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë.

Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!

3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin. 3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë.

Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë,” tha Berisha nga protesta e opozitës para Parlamentit në 23 shkurt 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco