Avokatja Bozheku: Apeli vendosi që opozita të humbë në zgjedhje, Alibeaj një gjë bosh

19:29, 03/03/2023
A+ Aa A-

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, avokatja Enida Bozheku është shprehur se sot, Gjykata e Apelit nëpërmjet kleçkave juridike, apo drejtësisë pa drejtësi, i dha kohën e mjaftueshme Alibeajt që ai të shkojë në zgjedhje dhe të garantojë humbjen e opozitës në Shqipëri.

Bozheku e cilëson Alibeajn si një gjë bosh.

Në fakt pritej, ndoshta jo rikthimi në shkallë të parë, që tani është rikthyer në një lojë të rrezikshme, sepse koncepti i demokracisë dhe ajo pjesë e popullatës e cila është anëtarësia e këtij grupi politik, e udhëhequr nga Sali Berisha, atë do populli demokrat dhe kjo gjëja tjetër, se unë nuk e quaj ndryshe dot, se nuk është PD-ja, do të shkojë në KQZ sepse e ka hapësirën e kohës për të shkuar në KQZ ditën e hënë dhe do të shkojë të bëjë regjistrimin normal, të opozitës sepse ajo thotë se unë përfaqësoj opozitën, një opozitë pa anëtarë, një bosh.

Problemi i drejtësisë është akoma më i thellë, përveç faktit që u krijua një precedent, problemi tjetër është se si Gjykata e Apelit e heq nga vetja në këto momente, në moment që e çon për rishqyrtim e ka pranuar që Alibeaj është i legjitimuar. Nuk e di se si do të argumentojnë këtë gjë.

Gjykata e Apelit nëpërmjet kleçkave juridike, apo drejtësisë pa drejtësi, i dha kohën e mjaftueshme Alibeajt që ai të shkojë në zgjedhje dhe të garantojë humbjen e opozitës në Shqipëri. Sepse edhe qytetari tani thotë kë të shkoj të votoj, sepse demokratët janë të përfaqësuar tani’, tha gjatë diskutimit në SYRI TV, avokatja Enida Bozheku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco