VIDEO/ Rama mban peng PD-në dhe zhduk pluralizmin, Apeli rikthen çështjen në shkallë të parë

VIDEO/ Rama mban peng PD-në dhe zhduk pluralizmin, Apeli rikthen çështjen në shkallë të parë

18:54, 03/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka rikthyer në shkallën e parë, çështjen e vulës së PD-së.

Në këtë mënyrë, Edi Rama po vazhdon të mbajë peng Partinë Demokratike dhe opozitën në tërësi, duke zhdukur pluralizmin. 

Në një vendim të paprecedentë, gjykata fillimisht njohu si palë në çështjen e vulës së Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn i cili nuk ishte aspak pjesë e gjykimit.

Gjykata pranoi kështu një prej kërkesave të grupimit Alibeaj, që kishte kërkuar ose vendim për rrëzimin vendimit të Shkallës së Parë, ose rikthim për rigjykim.  

Më pas, çështja u dërguar në Apel nga Alibeaj, dhe pas shumë shtyrjesh sot gjykata dha vendimin e saj.

Apeli vendimi që të prishë vendimin e dhënë në 5 mars 2022 nga gjyqtari Agron Zhukri dhe të rikthejë çështjen edhe njëherë në shkallë të parë.

Në këtë mënyrë, Edi Rama vazhdon që të mbajë peng Partinë Demokratike dhe regjistrimin e saj në zgjedhje me kandidatët legjitimë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco