'S'kam paralajmëruar ‘non grata’'/ Gazetari ironizon Ramën: S'ka më përkëdhelje, e rrahin pam e pam...

'S'kam paralajmëruar ‘non grata’'/ Gazetari ironizon Ramën: S'ka më përkëdhelje, e rrahin pam e pam...

17:48, 03/03/2023
A+ Aa A-

Edi Rama bëri një deklaratë të papritur nga foltorja e Kuvendit një ditë më parë kur mori atributet e zëdhënësit të qeverisë amerikane, duke paralajmëruar vendime "non grata". 

Por sot Rama u tërhoq nga kjo deklaratë duke mohuar atë që tha 24 orë më parë. 

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar këtë prapakthehu të Edi Ramës. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale me doza të forta tallje Tomorri shkruan se Rama nuk është më i përkëdheluri i amerikanëve prandaj dhe mohoi atë që tha dje. 

"Na doli byreku me gjizë nga hundët. Populli me urtësinë e tij të madhe ka një shprehje për këtë situate; Ndalu Bek se ka hendek. Kur Beku nuk ndalet e rrahin tek te ndenjurat pam e pam. Ka ndryshuar muzika tani. Nuk ka më përkëdhelje. Ështe më mirë ai varianti i amendamentit të pestë. Na mbeti okllaia në dorë tani", shkruan Tomorri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco