Berisha: Yuri Kim me Ramën orkestruan lajmin e largimit, që ti zgjatej qëndrimi i saj në Shqipëri

Berisha: Yuri Kim me Ramën orkestruan lajmin e largimit, që ti zgjatej qëndrimi i saj në Shqipëri

13:49, 02/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në sallën e parlamentit, ka akuzuar ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe Edi Ramën se së bashku kanë orkestruar publikimin e lajmit për gjoja largimin e saj, me qëllim zgjatjen e qëndrimit të saj në Shqipëri.

‘Këtu në parlament keni qarkulluar mashtrimin se janë 152 të blacklistuar.

Çfarë bënit ju me këtë? Krijonit vetëm begraundin e gjobave që ekipi Rama-McGonigal vendoste nëpërmjet Nezës, Duçkës.

Çfarë ishte ajo klimë që krijoi?

Ndaj u them: stop manipulimit me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Ta dinë shqiptarët se këta, së bashku me Yuri Kim, bënë njoftimin për largimin e ambasadores amerikane, me qëllimin e vetëm që të zgjatej qëndrimi i saj në Shqipëri.

Me SHBA na lidhin miqësi dhe vlera të jashtëzakonshme, por ata që manipulojnë me këto marrëdhënie, janë armiqtë më të mëdhenj të këtyre marrëdhënieve.

Do vijë dita, të mësojë edhe shqiptari i fundit se çfarë malli jeni ju, se çfarë mafie e rrezikshme, se nuk keni interes tjetër përveç pasurimit tuaj.

Në traditën atërore tuajën, kundërshtarët janë për t’u zhdukur. Dhe monizmi është regjimi më i mirë’, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në sallën e parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco