Kalaja: Prishja e banesave mbi 50-vjeçare, skemë e qartë për të ofruar troje për klientët e qeverisë

13:24, 02/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka folur për vendimin e fundit të qeverisë për prishjen e banesave mbi 50 vjeçare.

Kalaja ka theksuar se në këtë rast nga ana e qeverisë do përdoret shprehja ‘fuqia e ligjit jam unë’ dhe me këtë shprehje do prishen shtëpitë e qytetarëve shqiptarë, kur ndërkohë që kemi akoma rrënojat e tërmetit të 2019 në vendin tonë.

Sipas gazetarit, ky vendim i hap rrugë prishjes së pallatit dhe për tu bërë një kompleks i ri për klientët e qeverisë apo oligarkët.

Kalaja: Fuqia e ligjit jam unë. Me këtë shprehje besoj se do i prishen shtëpitë qytetarëve shqiptarë ndoshta të frymëzuar nga tërmeti i fundit që ka ndodhur në Turqi por akoma me rrënojat e tërmetit të 2019 në vendin tonë, mesa duket baballarëve të kombit po i djeg barku për qytetarët shqiptarë.

Kjo është qasja e parë.

Qasja e dytë ka të bëjë me përfundimin e trojeve për klientët e qeverisë pasi ju e keni parë që në çdo cep të Tiranës është ndërtuar dhe sytë e qitjes janë te pallatet ku jetojnë qytetarë por më shumë jetojnë njërëz të moshës së tretë apo pensionistët.

Mesa duket këta do të vënë disa kushte për banesat që gjoja nuk janë të sigurta apo janë ndërtuar këtu e 50 vite të shkuara me punën vullnetare, ndoshta një banesë që nuk krijon ngrohjen apo izolimin e duhur nuk do të ketë mundësi të shitet dhe bie çmimi i pronave dhe pronat bëhet e pashitshme.

Kjo i hap rrugë prishjes së pallatit dhe për tu bërë një kompleks i ri për klientët e qeverisë apo oligarkët quajini si të doni.

Keni disa zona në kryeqytet si në Don Bosko ose ngjitur me shkollën Harry Fullsi që janë marrë pallate janë prishur dhe i janë dhënë klientëve të qeverisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco