KAFE SHQETO’ Autoriteti i Konkurrencës ndalon rritjen e çmimit të patentës, reagon Shoqata e Autoshkollave

12:47, 02/03/2023
A+ Aa A-

Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht zbatimin e marrëveshjes mes DPSHTRR dhe autoshkollave për rritjen e çmimit të patentave.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi, vetë Autoriteti i Konkurrencës, duke bërë të ditur se masa e përkohëshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar.

I ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, “Kafe Shqeto’ ishte Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës kombëtare të Autoshkollave, Tonin Gjinaj, i cili ka reaguar lidhur me marrjen e këtij vendimi.

Diskutimi në studio: 

Tonin Gjinaj: “Shoqata shqiptare e autoshkollave me qindra herë  ka ngritur shqetësimin e evazionit fiskal dhe mashtrimit në tregun e autoshkollave. Qytetarët pagujnë aq lek sa duhet dhe tek tatimet subjektet mashtruese deklarojnë 20 mijë lek lejen e drejtimit.

Atëherë, ku është konkurrenca pa autoritet, ku është shteti dhe ku jemi ne? Çdo gjë është rritur në Shqipëri, vetëm autoshkolla jo. Ne jemi auditore mësimdhënie ne nuk shesim patenta, kush mendon se ne e bëjmë diçka të tillë le të marrin çmimin dhe t’i blejnë nëpër kioska.

Tani sapo pashë një aksident dhe është jeta e shqiptarëve në mes, kjo do të thotë që ne kurrë nuk do të preferojmë shërbim dhe të largojmë sekserët nga tregu.

Flavio: Ju doni që të largoni sekserët nga tregu dhe kërkoni shtetit që të ketë më shumë kontroll, dmth ju dhe shteti keni rënë dakord që rruga më e mirë është rritja e çmimit..

Tonin Gjinaj: “Ne nuk kemi thënë kështu, në asnjë marrëveshje tonën nuk ka rritje çmimi, por ka kosto referuese për programet referuese.

Ola: Nëse rritja e çmimit sipas jush është brenda normave dhe do të ndikojnë për përmirësimin e sigurisë, përse Autoriteti i Konkurrencës ka dalë kundër këtij vendimi?

Tonin Gjinaj: “Ne nuk kemi asnjë lloj detyrimi që ta njoftojmë Autoritetin e Konkurrencës pasi ata e mbikëqyrin tregun, dhe nuk ka rritje çmimi, por kosto referuese. Një leje drejtimi do deklarohet dy mijë lek apo aq lek sa i merret qytetarit, sepse është ai i cili i paguan lekët.

Problemi është se në xhepat e kujt është, dhe ky është llum për 25 vite në autoshkollë. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që pagesat t’i bëjnë në bankë dhe jo në mënyrë tjetër. Unë nuk kam regjistruar dosje të tilla. Ju them këtyre qytetarëve që të mos shkojnë në autoshkolla të tilla, që kanë këtë formë pagese.

Flavio: Cilësia e patentave shqiptare është mediokre dhe statistikisht jemi me numrin më të lartë të aksidenteve në Europë...

Tonin Gjinaj: Të gjithë ata që do të nisin të bëjnë patentën do të paguajnë lekët, dhe do të kryejnë 34 seanca të plota praktike. Ne do të kërkojmë që qytetarët për çdo lekë që do të japin të marrin mandat nga banka, dhe kjo e justifikon rritjen e kostos.

Kjo sepse, duke marrë lekët e qytetarit sikur do t’i çojë tek autoshkolla ka mbledhur psh 100 patenta ai dhe nuk është më këtu, ka ikur. Në këtë korrupsion është e përfshirë edhe Drejtoria e Tatimeve, dhe nuk është e mundur që një leje drejtimi të kushtojnë 20 mijë lek te vjetra.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco