Këlliçi, takim me 'Brain Gain': Do të përfshiheni në betejën për Tiranën! Veliaj - model i korrupsionit!

Këlliçi, takim me 'Brain Gain': Do të përfshiheni në betejën për Tiranën! Veliaj - model i korrupsionit!

13:21, 01/03/2023
A+ Aa A-

Përballë modelit Veliaj, i ngritur mbi paratë e korrupsionit, Belind Këlliçi thotë se ofron një model tjetër për Tiranën, atë të një të riu që beson tek morali dhe njerëzit e thjeshtë. 
Në bashkëbisedimin që zhvilloi me studentët shqiptarë jashtë vendit, Këlliçi shpjegoi se me motivimin për të kandiduar për Tiranën do të braktisë muajin tjetër mandatin e deputetit.

"Kam punuar 12 vite në strukturat e PD, nga pozicioni më i thjeshtë për të marrë këtë mandat deputeti, të cilin unë në muajin Mars do ta dorëzoj, për t'u futur në betejën për Tiranën. Arsyeja kryesore është guximi dhe forca për të dhënë një shembull personal, për t'i hyrë një beteje të pabarabartë për shkak të fuqisë financiare që vjen për shkak të korrupsionit të kryetarit aktual të Bashkisë, dhe fuqisë financiare dhe fuqisë mediatike. Sepse të gjithë e dimë që ai është shumë i pasur dhe kontrollon mediat, që normalisht me një rrogë sa ç'e ka kryetari i Bashkisë nuk ka pse të jetë një perceptim që është kaq i pasur. Gjykoj që më bie barra të prezantuar, promovuar një model krejt ndryshe, të një të riu që ecën para me ekip, me program, nuk stepet nga paraja e jashtëzakonshme e kësaj makinerie që kam përballë, dhe që bën një betejë për moral dhe bazuar tek njerëzit e thjeshtë"

Nga të rinjtë e Departamentit "Brain Gain" të Partisë Demokratike u prekën një sërë temash, që nga shpopullimi tek mungesa e kushteve minimale në sallat e studimit për të rinjtë, vështirësitë e transportit urban, çmimet e librave dhe referendumet lokale.

"Ai shesh që  pret festa të ndryshme, më duket një simbol. e kam quajtur në mendjen time si "Drama e madhe e një sheshi të vogël", sepse kemi oligarkinë që sheh qytetarët të bëjnë një qejf të vogël, të mbipaguar. Jemi gjendur nën rrethimin simbolik dhe real të këtij sistemi që ka vendosur Erjon Veliaj", tha kreu i Departamentit "Brain Gain" në PD, Andi Mustafaj.

"Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, është shumë i zënë duke bërë foto, shoë, mbjellje pemësh, celebrime festash martesash dhe është shumë i distancuar nga hallet e qytetarëve", tha Neada Stana, studente e masterit në Torino.

"Që prej vitit 1970 në Janinë ekziston kampusi universitar me të gjitha facilitetet, me zero kosto për tudentët", tha Xhuliana Dreshaj, studente në Janinë, Greqi.

"I vetmi ndryshim që shoh kur vij në Tiranë, janë kullat dhe një propagandë", tha Henri Sharovci, student në Mynih.

Bashkëbisedimi me të rinjtë që studiojnë jashtë vendit u zhvillua në kuadër të turit "Jam këtu t'ju dëgjoj" të kandidatit të PD për Tiranën, që ka për synim mbajtjen shënim të të gjitha shqetësimeve dhe propozimeve të qytetarëve. Në përfundim të tij, Këlliçi do të prezantojë programin me të cilin do të drejtorë Bashkinë e Tiranës, pas 14 Majit.

.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco