KAFE SHQETO/ 25 vite punë për një shtëpi, ekspertët: Tregu i ndërtimeve po rritet brenda një flluske

11:52, 01/03/2023
A+ Aa A-

Një banesë në Tiranë kushton 70 apo 100 mijë euro, minimalisht ja vlen të themi dhe duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta, duhet një kohë shumë e gjatë për t’u bërë pronar i tij, në krahasim me një apartament në Vjenë, Paris, Nju Jork apo  Milano.

Sipas këtij indeksi në kryeqytetin shqiptar duhen 18.3 vite të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, statistika këto të kryera në nivele inflacioni të ulëta.

Shqipëria është vendi më i shtrenjtë në botë edhe për punonjësit më të mirë paguar për të pasur një shtëpi në zonën e qendrës, e matur kjo sipas fuqisë blerëse. Një profesionist të punësuar do t’i duhen mesatarisht duhen mesatarisht 50 vite për të pasur një shtëpi në zonën e qendrës, sipas Monitor.

E ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, “Kafe Shqeto’ ishte Erjona Palaj përfaqësuese e agjensisë imobiliare. Ajo u shpreh se një familje shqiptare i duhen praktikisht 25 vite punë, për tu bërë pronar i një apartamenti.

“Personalisht unë ende nuk kam një shtëpi timen, edhe pse vetë punoj në një fushë të tillë okazionet janë bërë shumë të vështira, pasi nuk është e lehtë që ditën e sotme të gjesh një apartament me vlerë nën çmimin e tregut"- tregoi Erjona.

Flavio: Ky çmim sipas ekspertëve është abuziv dhe flluskë, por sipas jush që punoni në terren si është?

Erjona Palaj: “Nuk do të thoja që është abuziv, por në bazë të rritjes së kërkesës edhe çmim rritet, në fillim me tërmetin më pas me pandeminë për të arritur në këtë pikë.

Ka një fenomen që disa blerës, pra ata që vijnë kryesisht nga Diaspora kërkojmë një sërë takimesh për të marrë informacione rreth të ardhurave duke i analizuar më parë.

Kanë biznese, janë investitorë në sensin që kanë një apartament të parë dhe kërkojnë të blejnë një të dytë apo të tretë për investim dhe kategoria e çifteve të reja.

Ola: Ka ndonjë stabilizim çmimesh këtë vit?

Erjona Palaj: ‘Është e vështirë për të parashikuar rritjen apo zbritjen e çmimeve në këtë sektor, por ndoshta do të ketë një ndalim të kësaj rritje edhe pse është e vështirë.

Flavio: Sipas INSTAT ,Tirana këtë vit ka pasur një ‘bum’ lejesh ndërtimi reth 2 milion metra katrorë vetëm në 2022. Ku mendon se do të jenë lagjet e reja?

Erjona Palaj: “Në fakt është zgjeruar dhe kërkesa për sa i përket ndërtimeve, ku më para blihej shtëpi vetëm gjatë Unazës së Vogël dhe më pas dhe në Unazën e Madhe.

Tani po preferohen të blihen edhe në zona të tjera si Shkozë, Ali Dem, Astiri apo Kashari që në fakt janë zona në rritje. Po bëhen disa komplekse të reja për ato familje që blinin dikur një apartament rreth qendrës dhe këtu është një mundësi më e mirë pasi çmimet janë më të ulëta, krahasuar me zonat e tjera.

Në zonën e Ali Demit kemi ende shtëpi me 900 deri në 1000 euro/m katrorë për pallatet e reja, pasi shumë pak kemi pallate ekzistuese. Kjo është një zonë që ka marrë zhvillim kohët e fundit.

Ola: Nga ana juaj si një agjente imobiliare a ka arsye se përse këto çmime po qëndrojnë stratosferike në aq pak kohë?

Erjona Pulaj: “Ka ndikuar kostoja e ndërtimit që është më e lartë se ajo e viteve më para. Nuk është ulur kërkesa për blerjen e shtëpive me anë të një kredie në fakt.

Tani mund të marrin edhe kredi 100% dhe ky fakt i ka lehtësuar më tepër blerësit si një formë e mirë për ata që nuk munden aktualisht. Nuk mendoj se kjo kërkesë është ulur, nuk ka përfitim nga sistemi bankar.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco