Xhaçka: Vulën do e marrë Alibeaj/ Manjani: S'ka asgjë më skandal se kjo

11:23, 01/03/2023
A+ Aa A-

Analisti Ylli Manjani reagoi mbrëmë në programin e Adi Krastës në SYRI TV në lidhje me një lajm të SYRI-t, sipas të cilit ministrja Olta Xhaçka ka siguruar një diplomat të lartë në Tiranë se vulën e PD do e marrë Enkelejd Alibeaj.

Duke postuar videon e bisedës me Krastën, Manjani shkruan:

“Për shkak të një lajmi në minutat e fundit, mbrëmë bisedën në A Show e nisa me atë lajm.

Sipas lajmit, Olta Xhaçka kishte informuar një ambasador të huaj se qeveria e kontrollon gjykatën dhe se për këtë shkak do dhunohet ligji dhe vula e PD do t’i jepet Alibeut.

Sigurisht, nuk ka asgjë tjetër më skandal sesa kjo.

Është monizëm i pastër!

Është dëshmi e rënies përfundimtare të Kushtetutës e rendit ligjor në vend.

Ndaj thirrja ime për qeverinë është:

Na sqaroni, e pranoni apo jo për pluralizmin politik?

E njihni apo jo Republikën Kushtetuese, ku gjykata është e pavarur?

Duhet qëndrim zyrtar i qeverisë. Edhe nëse lajmi nuk konfirmohet, prapë sqarimi i qëndrimit veç mirë bën.

Ndërsa sa i takon punëve të McGoles, Rama pas qafe e ka.

Dhe një ftesë për të gjithë votuesit që ende nuk janë ngopur me bëmat e komunistëve që sundojnë, votojeni prapë po të doni, por bëni gati shtëpitë që do t'ua shembë udhëheqësi!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku03/03/2023 23:24

Salomete kane ekzistuar dhe do te vazhdojne ne shekuj, i nderuar z. Manjani! Bota pa to do te ishte e merziteshme!!

Shto koment

Denonco