‘Populli shqiptar jeton momentin’, Borakaj: Lajmi në Shqipëri ‘lind dhe vdes’, çështja McGonigal la gjurmë

‘Populli shqiptar jeton momentin’, Borakaj: Lajmi në Shqipëri ‘lind dhe vdes’, çështja McGonigal la gjurmë

22:40, 28/02/2023
A+ Aa A-

E ftuar në A Show, në ‘Syri Tv’ ishte gazetarja, Pranvera Borakaj, ku diskutoi për ngjarjet e fundit në vend, mbi të gjitha, çështjen McGonigal.

Borakaj është shprehur se lajmi në Shqipëri “lind dhe vdes”. Populli shqiptar jeton momentin dhe le pas krahëve atë që ka ndodhur.

Kemi një traditë, që edhe kur vdes një njeri,kemi të 7-at dhe të 40-at, por me lajmin nuk ndodh kjo gjë, lajmi mund të ketë një kosto të madhe tek ne, por harrohet shpejt. Ne jetojmë momentin, jetojmë ditën dhe në mbrëmje kur mbyllemi në shtëpi, i gëzohemi faktit që mbaroi dhe një ditë tjetër.

Përsa i përket çështjes McGonigal, Borakaj u shpreh se kjo çështje ka lënë gjurmë tek populli shqiptar dhe shpreson që të mos mbyllet si çdo ngjarje tjetër e cila lihet pas krahëve për pak kohë.

Në Shqipëri, në opinionin publik shqiptar, kjo çështje ka ngelur. Vetëm fakti që kryeministri i Shqipërisë është përmendur 14 herë në një aktakuzë të një zyrtari të lartë të një zyrtari të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo çështje do të lejë gjurmë tek shqiptarët.

Por, duke marrë parasysh faktin që Rama nuk ka reaguar deri më tani dhe po pret datën 2, atëherë mendoj se edhe kjo çështje do të “vdesë”.

Përsa i përket aksidentit të fundit, ku një autobus u përplas me disa makina, Borakaj u shpreh se kjo çështje duhet të zgjidhet pasi në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur që në një kohë kaq të shkurtër të ndodhin kaq shumë aksidente, ku shkaktar është një urban.

Erion Veliaj ka premtuar flotën e re të autobusëve, dhe nuk e dimë se sa i vërtetë është ky lajm, por që duhet të ndodhë.

Nuk ka ndodhur asnjëherë që në një kohë kaq të shkurtër të përplasen kaq shumë urbanë. Duhet të bëhen kontrolle periodike dhe duhet hetuar i gjithë sistemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco