Çim Peka: Një pyetje për bubuzhelat e Kosovës

Çim Peka: Një pyetje për bubuzhelat e Kosovës

16:55, 28/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka ka reaguar pas komenteve nga përfaqësues të opozitës dhe medias në Prishtinë, lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi. 

Në një postim në rrjetet sociale, Peka u drejtohet me një pyetje atyre që i quan bubuzhelat e Kosovës, nëse për vendin e tyre do të ishte më mirë që ndërkombëtarët të flisnin me Edi Ramën apo me Albin Kurtin, sa kohë Aleksandar Vuçiç kërkon Ramën si bashkëbisedues.  

Peka thekson gjithashtu se pas PO-së së Albin Kurtit për marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, interlokutor i ndërkombëtarëve është Albin Kurti dhe jo Edi Rama. 

Postimi
Një pyetje për bubuzhelat e Kosovës:
Për Kosovën më mirë është që ndërkombëtarët të flasin me Ramën apo me Kurtin? Besoj bini dakorte se me Kurtin per aq kohe sa Vuçiç kërkon Ramen si interlekutor?
Pas PO-së Kurtit, nga dje interlekutor është Kurti e jo Rama.
Kaq e thjeshtë është!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco