‘Emigracioni, goditje për ekonominë’/ Soko: Shqipëria me pagën më të ulët! Mungon shpresa

16:52, 25/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, eksperti i ekonomisë Pano Soko ka folur për modelin ekonomik shqiptar dhe arsyet se pse ekonomia rritet dhe rrogat mbeten në vend.

Soko ka theksuar se Shqipëria sot ka pagën mesatare më të ulët në rajon diku te 520 euro kur të gjitha vendet e rajonit e kanë 750 euro.

Gjithashtu sipas ekspertit, një arsye është edhe emigracioni i cili i ka dhënë një goditje të fortë ekonomisë pasi shumica e njerëzive që janë larguar nga vendi vitet e fundit janë njerëz që kanë pasur të ardhura jashtëzakonisht shumë të mira.

Soko i vuri rëndësi faktit se njerëzit largohen nga Shqipëria për shkak të faktorëve të tjerë përveç ekonomik por me mënyrën si drejtohet vendi, me shoqërinë që kemi ndërtuar, me shërbimet parësore si shkolla dhe shëndetësia.

Soko: Kemi një ekonomi pak produktive ku një pjesë e madhe e ekonomisë humbet. Edhe pse mund të kemi një rritje ekonomike, pjesa më e madhe e rritjes ekonomike shkon për mbulimin e kostove për shkak të mungesës së produktivitetit të kapitalit. Ne jemi vendi që mund të ndërtosh një lokal me 100 mijë euro për të marë një xhiro 150 mijë lekë në ditë. Ky është rendimenti i kapitalit. Norma e kthimit të kapitalit është shumë e ulët.

Edhe për sa i përket rritjes së pagave, edhe pse mund të kemi një rritje ekonomike e cila mund të jetë reflektuar në disa sektorë të ekonomisë problem është se nuk kthehet në mirëqënien e qytetarëve dhe kjo ndodh për disa arsye.

Shqipëria sot ka pagën mesatare më të ulët në rajon diku te 520 euro kur të gjitha vendet e rajonit e kanë 750 euro.

Largimi i popullsisë cilësore pasi largimi nuk është më në aspektin sasior por po godet dhe aspektin cilësor, pasi janë njerëz të kualifikuar me profesion të aftë të cilët mund të prodhojnë të ardhura dhe të përktheheshin në mirëqënie për ata dhe për njerëzit që punojnë për ta.

Emigracioni ka qënë një goditje shumë e fortë.

Arsyet se pse ikin shqiptarët nuk janë vetëm rrogat. Është mungesa e shpresës. Mungesa e zbatimit të ligjit, pabarëzia, padrejtësia, mungesa e drejtësisë, për të kaluar te shërbimet bazë si shkolla apo spitalet. Shumica e njerëzive që kanë emigruar vitet e fundit janë njerëz që kanë pasur të ardhura jashtëzakonisht shumë të mira.

Tashmë emigracioni i shqiptarëve është njeriu që kërkon të shpërngulet nga vendi duke pasur punë duke pasur të ardhura për shkak të elementëve të tjerë që i mungojnë vendit për shkak se nuk e projekton të ardhmen e fëmijëve në Shqipëri.

Njerëzit largohen nga Shqipëria për shkak të faktorëve të tjerë përveç ekonomik por me mënyrën si drejtohet vendi, me shoqërinë që kemi ndërtuar, me shërbimet parësore si shkolla dhe shëndetësia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco