PD: Vrasja e 22-vjeçares nga Kenia dhe fshehja e autorit, krim qeveritar

PD: Vrasja e 22-vjeçares nga Kenia dhe fshehja e autorit, krim qeveritar

15:51, 25/02/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ku një 22-vjeçare nga Kenia u masakrua në Tiranë 13 gushtin e kaluar dhe për pasojë humbi jetën disa muaj pas qëndrimit në koma. 

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, selia blu e quan vrasjen e Joy Ayoko dhe fshehjen e autorit si krim qeveritar. 

PD thekson se qeveria me Edi Ramën në krye bëri gjithçka që të fshihte vrasësin, bllokuar hetimet dhe prishur provat, duke vrarë për së dyti 22-vjeçaren.

PD garanton se për këtë akt, ora e drejtësisë do të vijë dhe ata do të marrin ndëshkimin e merituar.

Deklarata
Nga 13 gushti 2022, dita kur 22 vjeçarja, Joy Ayoko u gjend e masakruar, gjer më 13 shkurt 2023, ditën që vdiq në vendin e saj, në Kenia, kriminelë në qeverinë shqiptare, me në krye “krim-ministrin” bënë gjithçka për të fshehur vrasjen, për të bllokuar hetimet, prishur provat dhe mbrojtur vrasësin, duke e vrarë për së dyti vajzën 22 vjeçare. 

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe masakrimin e 22-vjeçares, Joy Ayoko e më pas bllokimin e hetimeve dhe fshehjen e vrasësit nga qeveria e “krim-ministrit”, Edi Rama si një qëndrim shtazërie e racizmi ekstrem, dhe i garanton se për këtë akt ora e drejtësisë do të vij dhe ata do marrin ndëshkimin e merituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco