Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Protesta në Kuvend, thirrja e Vokshit: Deputetë socialistë, distancohuni! Edi Rama e ka vendin në burg!

Protesta në Kuvend, thirrja e Vokshit: Deputetë socialistë, distancohuni! Edi Rama e ka vendin në burg!

10:50, 23/02/2023
A+ Aa A-

Protesta e opozitës që ka nisur jashtë parlamentit, po zhvillohet paralelisht edhe brenda në sallën e Kuvendit. Deputetja e PD, Albana Vokshi tha, duke iu drejtuar deputetëve të PS:

“Një gjë ta keni të qartë edhe ju deputetë të mazhorancës që me forcën e kartonit po shkelni çdo nen të Kushtetutës e të rregullores. Çfarëdo manovre të bëni, çfarëdo hile të bëni, nuk e shpëtoni dot edi Ramën!

Ortaku i tij, McGonigal është në burg në Amerikë. Edhe Edi Rama atje e ka vendin, mos u lodhni kot. Ju ftoj të distancoheni, deputetë të ndershëm nëse ka mbetur socialist, distancohuni nga Edi Rama! Ejani të ngremë sot komisionin hetimor dhe komisioni hetimor pastaj të dalë me sugjerime, ta çojë në prokurori.

24 deputetë keni përjashtuar zonja Nikolla! Turp! Nuk ka turp më të madh!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco