Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Përjashtimi i deputetëve të PD, Boçi debaton me Nikollën: Ke urdhër nga kryeministri tradhtar!

Përjashtimi i deputetëve të PD, Boçi debaton me Nikollën: Ke urdhër nga kryeministri tradhtar!

10:38, 23/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi, ka protestuar i revoltuar sot në foltoren e Kuvendit për kolegët e tij demokratë të përjashtuar nga seanca, ndërkohë që qindra mbështetës janë duke protestuar jashtë parlamentit.

Boçi ka debatuar me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, për përjashtimin e deputetëve të opozitës:

“Ju, zonja Kryetare, keni urdhër që ata të mos futen në mbledhjen e  Byrosë dhe kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të deputetit. Neni 65 e përcakton qartë që deputeti që ankimohet duhet të jetë prezent ose duhet të jetë përfaqësuesi i tij ligjor. Si ka mundësi ju të shkelni rregulloren dhe të vini këtu sikur “nuk ka ndodhur asnjë gjë”, me atë qetësinë olimpike të korruptuarit nga Kryeministrit?! Të kryeministrit tradhtar, se urdhrat nga ai i merrni!

Kemi kërkuar seancë pyetjesh dhe kemi dy javë që e kërkojmë kryeministrin, duhet të ishte prezent. Kemi kërkuar dy komisione hetimore. E ka Kushtetuta, neni 77, pika 2, kjo Kushtetuta që të mban ty aty dhe këtë qeveri. Pse e shkel ti Kushtetutën?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco