Kaceli: Po persekutohemi për së dyti herë nga qeveria Rama

22:16, 21/02/2023
A+ Aa A-

Gazetarja shqiptare në Itali Keda Kaceli në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv është shprehur e indinjuar sa i përket vëmendjes së familjeve të persekutuara në kohen e regjimit komunist.

Kaceli shprehet se ka pasur një mungesë organizimi nga ana e qeverisë për këto familje, ku përveç mungesës së organizimit, qeveria ka qënë dhe pengesë tek nipërit e tyre për të ngritur zërin për familiarët e tyre të persekutuar.

Ai vend është plotësisht në një kontroll absolut nga ish-nomenklatura, sot një nomenklaturë e re, totalisht genocidare me një matrice absolutisht kriminale.

Toka shqiptare ka një arkivë të gjallë që mbartë të vërteta që nuk janë zbardhur dhe ka gjasë që nuk do të zbardhen kurrë, dhe nipat nuk kanë bërë asgjë aq për gjyshërit e tyre e as për baballarët e tyre që janë kalbur burgjeve. Deri diku mund ti kuptoj sepse ka munguar në mënyrë absolute nga ana politike një organizim themelor. Unë jam padiskutim e hapur ndaj zërave opozitarë.  Mendoj se sa më shumë të krijohen mundësi për zëra opozitarë  aq më e fortë është demokracia. Me atë që po ndodh tani, ky skandal i përmasave ç’njerëzore  do të thoja duhet të ishte shfuqizuar qoftë qeveria qoftë parlamenti. Padiskutim që ajo që unë mendoj sesi duhet organizuar...jemi në një opozitë shumë të dobët sepse nuk kemi njerëz, njerëzit kanë ikur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco