Brisida Shehaj: Pronarët e inceneratorëve hapën llogari bankare në Turqi, janë kryer dy transferta

18:40, 21/02/2023
A+ Aa A-

Ish-drejtorja e Tatimeve, Brisida Shehaj denoncoi në Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, dy pagesa të tjera që u janë bërë pronarëve të inceneratorëve, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. 

Shehaj tha se pagesat e fundit janë bërë në një llogari në Turqi e cila është hapur vetëm në muajin dhjetor. 

"Do mendoja që kemi hetim nëse shteti shqiptar nuk do të lejonte që paratë tona të transferohen sa në Holandë sa në Turqi. Se ëeshtë hapur një llogari në Dhjetor. Në 28 dhjetor janë kryer dy transaksione, pagesa të nisura nga Shqipëria drejt Turqia. Do besoja nëse do kishte të arrestuar njësinë e zbatimit të projektit. Do besoja te hetimi nëse do të ishin marrë inspektimet financiare të znj.Anila Denaj, janë tituj ekzekutivë, ka gjoba, penalitete, masa disiplinore, detyra të lëna për të gjithë, problematika për Arben Ahmetajn. Duhet të ishte Arben Ahmetaj në burg dhe jo Entleva Kodin për një biletë avioni, apo se fliste në email me email dhe jo Abren Ahmetajn që ishte familjarisht sa në Maltë, Milano, Vjenë. Këtë do besoja unë. Teknikisht nuk ka hetim, është karagjozllëk nga i pari tek i fundit", u shpreh Shehaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco