Berisha: Ky është një revolucion i shqiptarëve që e duan këtë vend, nuk është partiak

18:07, 21/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha sqaroi përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar se revolucioni për largimin e Edi Ramës nuk bëhet për qëllime partiake. 

Berisha tha se ky është një revolucion i shqiptarëve që e duan këtë vend. 

Lideri i opozitës paralajmëroi se thirrja është një dhe e vetme, për të shpëtuar vendin. 

"Revolucioni i dhjetorit 1990, nuk e realizoi qëllimin e tij as me 1991, as me zgjedhjet e 1991, vazhdoi nuk u ndërpre, por ja arriti qëllimit. Pse ua them unë këtë. Asnjë nuk duhet të mendojë se ne revolucioni do na shmangë nga procedurat kushtetuese, elektorale, jo e jo. Nga asgjë, por askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhje. Zgjidhje janë kur ato kombinohem me revolucionin, kjo është zgjidhja. 
Duhet tu japë një shembull. Disa prej jush e mbajnë mend. Në zgjedhjet e 31 marsit, nuk i bojkotuam në asnjë mënyrë, por pranverën e shtruam. Në pranverën e protestave më të fuqishme. Pse po ua them këtë, po ua them se është e një rëndësie vendimtare që ne të përgatitemi. 

Nëqoftëse ne besojmë idealet tona, nëse ne pranojmë të bëhemi misionarë siç shpëtuam PD-në, ishte mision i jashtëzakonshëm, të shpëtojmë Shqipërinë. Ne kemi të gjithë potencialin, të gjithë forcën. Koha provoi se demokratët ishin në të drejtën e tyre, qëndruan në krahun e vendit të tyre. Se ata ishin atdhetarë, nuk pranuan tu shkelmohet vendi, as si republikë bananesh, as si shtet mafie, por qëndruan me besim tek liria. 

Tani thirrja është shumë më e fuqishme, nuk ka thirrje më të madhe se thirrja për të shpëtuar vendin. A e përmbushim vetëm dot ne këtë mision? Jo nuk e përmbushim dot vetëm. Ne përmbushim këtë mision kur të bindim shqiptarët se ky është një revolucion i shqiptarëve, nuk është partiak, është i shqiptarëve që e duan këtë vend. Është i shqiptarëve, me të cilët pavarësisht se mund të kemi mendime të ndryshme, ndajmë vlera të përbashkëta. Është i shqiptarëve të cilët besojnë se fëmijët e tyre, fëmijët e fëmijëve të tyre duhet të kenë folenë dhe strehën në këtë vend", theksoi kreu i PD. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco