‘Pedagogët sërish në protestë’/ Prof. Hoxha: Qeveria nuk mori parasysh kërkesat tona!

16:52, 21/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Profesori Ismail Hoxha, pedagog Umiversiteti Politeknik ka bërë thirrje që nesër në orën 12:00 do ketë sërish protestë para Korpusit qëndror.

Sipas Hoxhës, pedagogët i rikthehen protestës pasi kërkesat nuk u morën parasysh nga qeveria.

Hoxha: Pedagogët i rikthehen protestës pasi kërkesat nuk u morën parasysh nga qeveria. U reduktuan vetëm në një rritje 7% dhe 8% nga të ardhurat e universitetit dhe u mbyll deri këtu kur në fakt, kur në fakt kërkesat ishin shumë më të thella nuk ishte vetëm çështja e pagave edhe pse është themelore në mbarëvajtjen e universitetit, por kryesorja është në mirëfunksionimin e universiteteve, në shërbimin cilësor ndaj studentëve etj.

I është bërë thirrje të gjithë pedagogëve në Shqipëri për të marrë pjesë në këtë protestë, por kryesisht do të jenë universitetet në Tiranë nesër në orën 12:00 para Korpusit qëndror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco