Gazetari Almer Toska pas presionit thirrje Bashës: Lidhi zagarët e tu!

Gazetari Almer Toska pas presionit thirrje Bashës: Lidhi zagarët e tu!

16:02, 21/02/2023
A+ Aa A-

Nga Almer Toska

Lulzim Basha lidhi zagarët e tu!

Pas konferencës së përjavshme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku i drejtova një pyetje se sipas informacioneve tona Lulzim Basha dhe Victoria Nuland kanë punuar për të shpallur z. Berisha Non grata, në whats up- in tim mbërrin një mesazh nga një person anonim ( e sigurtë që është një zar i Bashës) që prezantohet si jurist i znj. Victoria Nuland.

‘Juristi’ me dergon një mesazh me nota kërcënuese, ku më bën të ditur se kam shpifur për znj.  Nuland dhe se duhet të kërkoj ndjesë. Së pari ‘juristi’ anonim i Bashës, pa emër dhe mbiemër, pa një një mandat përfaqësimi nga znj. Nuland, ka gjetur formën dhe njeriun e gabuar për t’i bërë presion sepse gjuha e përdorur prej tij nuk korrespondon me gjuhën e një juristi por të një ‘zari të vogël’ që kërkon të intimidoj një gazetar të pavarur.

Unë e kuptoj mirë që pyetja ime ka shqetësuar shumë njerëz qoftë edhe ty Lul Basha por kurrsesi znj. Nuland. Nëse do kishte një shqetësim real të znj. Nuland, ajo do të më kontaktonte në rrugë zyrtare nga përfaqësuesit e saj ligjor nga SHBA. Lul Basha sic të kanë presionuar ty, dhe të kanë mbajtur peng, nuk të pi ujë kjo metodë e vjetër tek mua.

Më poshtë po bëj publike bisedën me ‘juristin’ e supozuar të znj. Nuland!

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco