Shehi: Belind Këlliçi është kandidat shumë i mirë dhe i ndershëm. Veliaj, vetëm hije e Ramës

Shehi: Belind Këlliçi është kandidat shumë i mirë dhe i ndershëm. Veliaj, vetëm hije e Ramës

15:07, 21/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka vlerësuar kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin krahasuar me kryebashkiakun aktual Erion Veliaj në përballjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

I ftuar në emisionin ‘7 pa 5’, Shehi theksoi se Këlliçi është kandidat shumë i mirë dhe i ndershëm dhe se Veliaj është vetëm hije e Ramës, i cili pret që largohet dhe t'i zërë vendin.

'Këlliçi ku e ku shumë më i mirë dhe shumë më i ndershëm, e ka treguar koha këtë punë, e pamë këtë zotëri 8 vjet, ja këto që shihni përqark këto kullat e shëmtuara. Ky supertrafik i mbingarkuar këtu dhe biles nuk e shikoj as si personazh politik atë zotërinë që del përditë në televizion dhe mbjell pemë duke bërë gjëra, por ndonjë ide politike nuk kam dëgjuar se ka 8 vjet aty, do kishte prodhuar ndonjë ide politike. Ky është një hije e Edi Ramës që rri atje nga mbrapa dhe pret që të largohet dhe të vijë ky', u shpreh Shehi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco