Redon Meksi: Përzënia e opozitës nga Parlamenti, 'grusht shteti'

19:27, 20/02/2023
A+ Aa A-

Juristi dhe aktivisti Redon Meksi shprehet se Edi Rama po bën grusht shteti, duke përjashtuar deputetët e opozitës nga Parlamenti. 

Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Meksi tha se Rama ka përjashtuar 300 mijë votues që përfaqësojnë 25 deputetët e nxjerrë nga Kuvendi. 

"Këtu nuk bëhet fjalë për përjashtimin e 25 deputetëve, se janë të padisiplinuar siç thotë Balla, por për përjashtimin e 300 mijë votuesve. Këta 25 deputetë përfaqësojnë 300 mijë votues. Ky është "grusht shteti", në kuptimin e plotë të fjalës, Kryeministri vendos me deputetët e tij që nuk pyesim për asgjë, do të ndryshojmë ligjet si të kemi dëshirë. Lindita Nikolla tha se nuk do ta miratojmë komisionin hetimor sepse kemi një draft për ndryshimin e ligjit. Ka kapur drejtësinë, ka kapur parlamentin, po përzë opozitën nga Parlamenti, është tipik "grusht shteti"", tha ai.     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco