Spaho: Shqipëria në një moment të vështirë, skandali Rama-McGonigal duhet të hetohet

18:17, 20/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv me moderatoren, Sonila Meçon për të diskutuar mbi skandalet e qeverisë dhe përjashtimin nga seanca parlamentare e deputetëve të opozitës ishte anëtari i kryesisë së PD, Mond Spaho.

Spaho është shprehur se Shqipëria ndodhet në një pozitë shumë të vështirë pas mega-skandalit me zyrtarin amerikan dhe se Rama pavarësisht përjashtimeve do të japë llogari për çdo gjë.

"Përjashtimi është tërësisht një sjellje arbitrare nga ana e maxhorancës dhe copy-paste e qëndrimeve që mban Rama. Këtu nuk bëhet fjalë për shkeljen të rregullores por po mbajmë qëndrime politike, ne po protestojmë.

Pas një morie me skandale politike dhe financiare po edhe problemet me emigracionit na u desh dhe një mega-skandal me përmasa ndërkombëtare ku involvon Shqipërinë dhe SHBA-në. Ky skandal ka veçori mjaft shqetësuese, që nuk ka të bëjë vetëm me opozitën, por edhe me të gjithë shqiptarët.

Rama ka përdorur para të pista, nga burime jo zyrtare nga korrupsioni dhe krimi, për të ekzekutuar opozitën, ka nxjerrë Berishën non-grada dhe i ka hapur rrugë investimeve ruse në Shqipëri, kur akuzonte opozitën se ka lidhje me rusët ,ndërkohë kur Deripaska ka marrë leje ndërtimi dhe konçensione nga qeveria.

Këtu nuk ka asnjë iluzion që SPAK të hapë hetime për këto çështje, por nuk po na lejojnë as ne që të ngremë komisione hetimore.  Dhe në vijim të kësaj janë përjashtuar 25 deputetë të opozitës që të mos flasin për këto skandale, ne nuk do të tërhiqemi derisa ai të japë llogari deri në një për këto akuza" -Tha deputeti Spaho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco