Bardh Spahia në familjen Qekrezi: Krah Nënë Ferdonijes që lirinë e pagoi me jetën e 5 familjarëve

Bardh Spahia në familjen Qekrezi: Krah Nënë Ferdonijes që lirinë e pagoi me jetën e 5 familjarëve

22:35, 17/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’ disa momente nga vizita në një familje të shqiptarëve në Kosovë, në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës.

Spahia ka kaluar disa momente në familjen Qerkezi me një nga nënat që lirinë e pagoi shtrenjtë, duke humbur 4 djemtë dhe bashkëshortin.

Statusi i plotë i Spahias:

Në familjen Qerkezi, një takim i përzemërt dhe i mbushur me emocione me Nënë Ferdonijen.

Simbol i gruas së fortē shqiptare që edhe pse jeta e sfidoi, pasi serbët i zhdukën bashkëshortin dhe 4 djemtë, ajo nuk u dorëzua.

Qëndresa e Nënës Ferdonije na inkurajon e na frymëzon të gjithëve, ajo është simbol i nënave dhe bijave të Kosovës që e paguan shtrenjtë dhunën dhe terrorin serb.

Sot festojmë 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës por njëkohësisht mbajmë gjallë veprën heroike të atyre bijve e bijave që ndër breza sakrifikuan për këtë ditë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco