Saraçi: Ish-agjentët e FBI hetuan në Shqipëri për llogari të Ramës për 'Babalen' e Xhisiela Malokun

22:19, 17/02/2023
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi denoncoi në "Çim Peka Live" detaje të reja nga skandali Rama-McGonigal. 

Ai u shpreh se ish-agjentët e FBI, Charles McGonigal, Mark Rossini dhe Lou Bladel kanë hetuar në Shqipëri për llogari të Edi Ramës. 

Sipas tij, tre agjentët kanë qenë të angazhuar nga kryeministri për çështjen "Babale" ku akuzohej për trafik droge vëllai i Fatmir Xhafajt dhe Xhisiela Maloku e cila kishte denoncuar Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, për dhunë. 

"Përveç pjesës së McGonigal, ish-agjentët e FBI si Rossini dhe Lou Bladel kanë patur erdhe aktivitet në Shqipëri që duhet t'u interesojë institucioneve, kanë punuar paralel. Në mars 2018, Rama ka takuar në Uashington McGonigal, Bladel dhe Agron Nezën. Dy muaj më pas, Bladel shfaqet në krah të Edi Ramës në kryeministri duke marrë një kontratë 375 mijë euro, fonde që janë nxjerrë nga fondi rezervë i shtetit si këshillim për ngritjen e një njësi antikorrupsion. Ajo darkë që ishte sekrete deri dje u pasua në muajin maj me një kontratë publike të shitur si antikorrupsion. Në atë periudhë diskutohej audipërgjimi i Babales dhe rasti i Xhisiela Malokut.

Rama pati deklaraur se kishte ngritur një grup privat hetimor për të zbardhur këtë çështje, sepse ai e konsideronte se po i bëhej grusht shteti. Deklaratë publike e Ramës. Më pas në media, gazetarë  të njohur e kanë deklaruar që në krye të kësaj njësie janë ish-agjentë të FBI dhe ka dalë edhe emri i Bladel. është paguar me para shtetërore nga fondi rezervë dhe është përdorur në mënyrë private për të denoncuar një denoncim të opozitës, skandaloze dhe sfidë që i është bërë institucioneve të drejtësisë. 

Dhe audiopërgjimi që është rrëzuar si i falsifikuar është dërguar nga ish-agjentët e FBI në Britani dhe janë denoncuar lidhjet e tyre me personat që kanë laboratorin dhe erdhi ajo përgjigje që ishte i falsifikuar", u shpreh Saraçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco