SYRI TV/ Mijëra qytetarë mbushën Bulevardin: Rama i la shqiptarët rrugëve, duhet të largohet sa më shpejt

18:30, 11/02/2023
A+ Aa A-

Mijëra qytetarë nga qytetet e Shqipërisë, por edhe të mbërritur nga diaspora kanë mbushur Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" këtë 11 shkurt, me një slogan, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Për mikrofonin e Syri Tv, ata renditën disa nga arsyet që i kanë sjellë në Tiranë për të protestuar, që nga skandali i fundit Rama-McGonigal e deri te korrupsioni në administratë.

“Ka korruptuar Amerikën, ia ka fut popullit shqiptar thikën në palcë. Nga Texas vetëm për protestën kemi ardhur. Neve na kanë prerë në besë me Amerikën. Ky njeri (Edi Rama) po i bën shumë probleme këtij populli, po i shet Kosovën, po shet lumenjtë e çdo gjë”, u shprehën qytetarët.

Me pankarta në duar protestuesit fajësojnë Ramën dhe qeverinë e tij që ka boshatisur vendin duke larguar nga Shqipëria të rinjtë.

“Unë jetoj në Bruksel, ky e shoi të gjithë shqiptarinë, ngelën shqiptarët rrugëve, janë mbushur burgjet plot me të rinj shqiptarë. Pse? Sepse nuk ka punë në Shqipëri dhe nuk ka të ardhura”, thonë protestuesit.

Për protestuesit ky është një revolucion i cili nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco