Çollaku: Rama kryelajm në Uashington dhe Berlin! Juria e Madhe mund ta marrë të pandehur

17:21, 11/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Basir Çollaku ka folur për protestën madhështore të opozitës ditën e sotme para kryeministrisë, si dhe reagimin e Edi Ramës i cili postoi pamje duke bërë poça.

Çollaku tha se mesazhi i Ramës nëpërmjet imazheve të përcjella me poça është tregues se ai po flet me veten dhe jo me të tjerët.

Sipas gazetarit, Rama sot globalisht nuk njihet më si një kryeministër i korruptuar por si një kryeministër korruptues.

Çollaku është ndalur edhe te hetimi që po zhvillohet në ShBA mbi aferën McGonigal, ku sipas tij Juria e Madhe mund ta thërrasin Edi Ramën dhe SHBA mund t’i presi një biletë falas për ta çuar pranë drejtësisë.

Çollaku: Mesazhi i Ramës nëpërmjet imazheve të përcjella është tregues se ai po flet me veten dhe jo me të tjerët. Kodi siçilian i heshtjes omerta është prezent nëpër ngjarjet që i kanë ndodhur Ramës. Rama sot globalisht nuk njihet më si një kryeministër i korruptuar por si një kryeministër korruptues. Ajo që ai ka bërë i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Ndërkombëtarizimi i kësaj çështje është një gjë e mirë pasi u tregon partnerëve tanë se investimi i Ramës me paratë publike dhe paratë kriminale ishte për të asgjësuar opozitën dhe për të kthyer Shqipërinë në një vend me një parti. Kur të gjithë njerëzit pa pushtet u përballen me njeriun që i ka të gjitha pushtetet që është Rama. Dhe ky është vetëm fillimi në të cilën Rama ka një dhimbje koke të shtuar sepse dendësia e prezencës së tij në median amerikane dhe gjermane pasi Berlini dhe Uashingtoni e kanë kryelajm Edi Ramën për atë që ka bërë për korruptimin e drejtorit të kundërzbulimit të FBI të Neë York dhe për aferat korruptive të oligarkët të sanksionuar rus që në Shqipëri kanë bërë qindra miliona euro. Kemi një njeri që është në hetim nesër mund të jetë i pandehur.

Juria e Madhe mund ta thërrasin Edi Ramën dhe SHBA mund t’i presi një biletë falas për ta çuar pranë drejtësisë dhe për ta bërë këtë ne shqiptarët duhet ta bëjmë sa më parë ish-kryeministër, pra t’ja heqim atë pengesë të fundit edhe drejtësisë duke bashkëpunuar me partnerët tanë strategjik që ky zotëri të shkojë dhe të përballet me drejtësinë në ShBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco