Tedi Blushi poston fotot e protestës madhështore: Ndryshimi i madh ka filluar!

Tedi Blushi poston fotot e protestës madhështore: Ndryshimi i madh ka filluar!

17:00, 11/02/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehet se shqiptarët dhanë sot në protestën e opozitës mesazhin e fuqishëm të shpresës dhe fitores. 

Sipas tij, ndryshimi i madh ka filluar, duke shtuar se ndryshimi do të vijë me çdo çmim përmes protestave dhe votës së lirë. 

Blushi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhe fotot nga protesta madhështore e kësaj të shtune në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. 

Postimi
Falenderime dhe mirënjohjen më të përzemërt për mijëra e mijëra burra e gra, djem e vajza nga Tirana dhe çdo qytet i Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora, për mesazhin e fuqishëm të shpresës dhe fitores që dhanë sot: Ndryshimi i Madh ka filluar! Ndryshim me çdo çmim, përmes protestave dhe votës së lirë! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco