‘Rama projekt për të vrarë opozitën’/ Bumçi: Shoqëria shqiptare mbajti gjallë demokracinë në Shqipëri

16:48, 11/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi ka komentuar protestën madhështore të opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë.

Bumçi theksoi se Rama pati një projekt për të vrarë opozitën por falë qytetarëve shqiptarë ky projekt dështoi.

Sipas Bumçit, falë qytetarëve shqiptarë sot Shqipëria ka një opozitë dhe kjo shoqëri ka mbajtur gjall demokracinë në Shqipërinë.

Bumçi: Patën një projekt për të vratë opozitën i cili vazhdon por jo me të njëjtin forcë. Një projejt i turpshëm në mes të Europës, e paimgjinueshme. Që të marrësh veprime për të goditur opozitën e një vendi në mes të Europës dhe një vendi anëtar i NATO-s, një opozite që ka qeverisur me një bilanc konkret si me Uashingtonin si me Brukselin, sulmet që i janë bërë kësaj opozite janë të paprecedenta në të gjithë Europën.

Ky është një turp dhe falë qytetarëve shqiptarë, këtë duhet ta themi është e vërtetë që doli zoti Berisha në skenë dhe PD qëndroi por kjo nuk do të mjaftonte. Po të shikosh Serbinë nuk ka opozitë. Vuçiç e shkatërroi. Sa ishin gjasat që ndodhte edhe këtu? Shumë të mëdha. Falë qytetarëve shqiptarë sot Shqipëria ka një opozitë. Kjo shoqëri ka mbajtur gjall demokracinë në Shqipërinë. Na kishin parashikuar që nuk do të ishin do të ishin më letër. Rama i ka skandalet shumë të rënda por mund të themi që ka arritur një pikë derdhje dhe kalbëzimi brenda dhe jashtë.

Është një shtet totalisht i kalbëzuar dhe në momentin që merr dhe vëmendjen me hetimin e zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI, këto krijojnë një situatë të pakthyeshme. E vetmja gjë që këtu është për tu disktuar është mënyra se si do të largohet. Për një mijë e një arsye ai duhet të dorëhiqet. Ne na mbetet vetëm një arsye që çdo popull i civilizuar nuk e pranon atë të rrijë aty asnjë minutë. Dhe atë do e bëjmë që nuk mund të pranojmë asnjë despot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj11/02/2023 18:54

Z. Bumçi, E shprehët në shesh shumë saktë dhe bukur, kur thatë: "Ju që keni dalë në shesh, jeni shpresa për dhjetra mijra të tjerë..." Kështu është!!!

Shto koment

Denonco