VIDEO/ Rama urdhëron policinë, arrestohen tre protestues të opozitës

15:40, 11/02/2023
A+ Aa A-

Policia ka shoqëruar sot tre persona protestues të opozitës. 

Bëhet me dije se të shoqëruarit po pyeten në policinë e Tiranës me pretendimin se kanë hedhur shashka dhe flakadanë drejt Kryeministrisë.

Një prej të shoqëruarve ndodhet tek Komisariati numër 1, ndërsa dy të tjerët tek komisariati numër 2.

Pak më herët kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje uniformave blu të lënë të lirë të gjithë protestuesit e shoqëruar duke thënë se nëse ata do të dënohen, do të konsiderohen si të persekutuar politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco