Mbyllet protesta/ Berisha ka një mesazh për marshimin e ditës së hënë

Mbyllet protesta/ Berisha ka një mesazh për marshimin e ditës së hënë

14:47, 11/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga selia e PS se protesta është mbyllur. Ai tha se revolucioni do të vazhdojë ditën e hënë para parlamentit. Por ai kishte një mesazh për orarin.

“Tani, revolucioni marshon të hënën para parlamentit.

Të gjithë, popull protestues, në orën pesë, nëse ndryshojmë orarin, do ndryshojmë edhe ne.

Aty do jemi!” tha Berisha.

Më herët, Berisha me mbështetësit e tij protestoi përpara kryeministrisë dhe më pas te disa institucione të rëndësishme si parlamenti, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe selia e PS. Disa herë, Berisha tha se revolucioni do të vazhdojë.

Kurse para selisë së PD, Berisha deklaroi: “Shpërndahemi pasi i dhamë një mesazh të fuqishëm shprese, besimi, fitoreje, shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që ndodhen.

Pasi u dhamë një mesazh miqve tanë kudo në botë, se revolucioni ynë është një betejë jetike, është një mision i shenjtë për pluralizmin dhe demokracinë.

Këtë mision dhe idealet tona nuk ka forcë në botë që t’i mposhtë.

Jemi të vendosur më shumë se kurrë për të vazhduar revolucionin tona për kauzën tonë të drejtë, gjer në përmbysjen e plotë të monizmit në Shqipëri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco