Vlonjatët në protestë, Xhyheri: Për dhjetër arsye, shpopullim, ekonomi në zgrip e deri vrasje të demokracisë

Vlonjatët në protestë, Xhyheri: Për dhjetër arsye, shpopullim, ekonomi në zgrip e deri vrasje të demokracisë

08:42, 11/02/2023
A+ Aa A-

Klodian Xhyheri, Sekretari Politik i degës së PD-së në Vlorë, bëri të ditur mëngjesin e sotëm për mediat se dega e PD-së në Vlorë ka marrë të gjitha masat për një protestë të shkëlqyer në të gjithë elementet e organizimit të saj. “Janë nisur rreth 250 makina dhe mbi 870 persona të regjistruar nga strukturat tona dhe nga ne si degë, - tha ai, - e kemi organizuar me mjete të vogla, pasi është e pamundur të shkohet në orar me mjete më të mëdha siç janë autobusët apo furgonët, me mendimin se kjo është gjëja e duhur.”

Xhyheri shpjegoi qartë se çfarë do të kërkojnë sot qytetarët e Vlorës në Tiranë, cilat janë arsyet që ata do të mblidhen atje. Në fakt, ai tha se janë dhjetëra arsye dhe të parin renditi largimin e rinisë nga vendi, shpopullimin, që nuk e konsideroi më si këmbanë alarmi, por si piskamë.

“Së pari, - tha ai, -  sot është një ditë e bukur, që ngjall shpresë për të gjithë ne, të gjithë demokratët, shqiptarët dhe kemi dhjetëra e dhjetëra arsye për të protestuar. Unë po rendis shkurt arsyet që kalojnë përtej interesave të demokratëve dhe janë të të gjithë shqiptarëve.

Ne kemi shpopullimin: është një lloj revolte e brendshme e të rinjve e shprehur në këtë mënyrë, duke ikur dhe duke lënë vendin, që në fakt nuk është këmbanë alarmi, por është është një piskamë për të gjithë ne, pasi për pak vite kombi rrezikon të shpopullohet dhe të shkrihet; për të mos folur pastaj për dëmet që shkakton kjo hemorragji emigratore në të gjitha fushat, në arsim, shëndetësi, në plakjen e popullsisë etj. Kjo është arsyeja e parë.

Arsyeja e dytë kemi ekonominë në zgrip.

Arsyeja e tretë, arsimi dhe shëndetësia përtokë, në gjendje mjerane.

Kemi pothuajse institucione të kapura në të gjitha nivelet. Nuk kemi më organizata joqeveritare. Nuk kemi më sindikata që të mund të mbrojnë të drejtat e qytetarëve. Tashmë janë të kapura, por arsyeja kryesore janë faktet e nxjerra pak ditë më parë ku është investuar drejtpërdrejt kryeministri për të marrë peng demokracinë, për të ekzekutuar, është investuar në korruptim ndërkombëtar për të ekzekutuar opozitën.

Atë që bënë prindërit tanë në vitin ‘90, sjelljen e pluralizmit, ne duhet ta bëjmë sot në 2023, në duhet ta mbrojmë pluralizmit dhe demokracinë. Vrasja dhe ekzekutimi i opozitës nuk është tjetër përveç marrja peng e demokracisë,  vrasja e demokracisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco