Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ SPAK-u i Ramës apo SPAK i pavarur?

Liria e shtypit në Shqipëri/ Çipa: Kemi bërë regres

12:13, 10/02/2023
A+ Aa A-

Harta e Lirisë së Medias për vitin 2022 e sheh kritike situatën me lirinë e shtypit në vendin tonë, ndërsa evidenton se kërcënimet më të rënda vijnë nga dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve

Aleksandër Çipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, komentoi situatën aktuale të lirisë së shtypit në Shqipëri, si një regres.

"Kemi bërë një regres përsa i takon zhvillimit të situatës së medieve në Shqipëria. Është një situatë që të gjitha organizatat edhe ato kombëtare dhe rajonale e ndërkombëtare e fotografojnë njëlloj. Madje ky raport i cili përfshin si bashkëpunëtorë një nga organizatat më të njohura janë pjesë e monitorimit dhe fotografimit të përhershëm të realitetit mediatik në rajon. Madje për vendet anëtare të BE por dhe të vendeve kandidate. Madje në vendet kandidate siç është Shqipëria janë dy problematika të reja që dalin në këtë raport, ajo për sulmin kibernëtik dhe mungesa e një mjedisi për ushtrimin  e raportimit të lirë", u shpreh Çipa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco