Vasili: S'ka më kohë për të humbur, më 11 shkurt dita e vendimit të madh

Vasili: S'ka më kohë për të humbur, më 11 shkurt dita e vendimit të madh

10:40, 10/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PL, Petrit Vasili, deklaroi se më 11 shkurt, "fjalën e ka populli, ai vendos", duke i bërë jetonë protestës kombëtare të thirrur nga opozita në Tiranë.

Vasili shkroi sot në Fb: "S'ka më asnjë minutë kohë për të humbur! E keqja rilindase vetëm shkatërron jetën e shqiptarëve. Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. Hajdutët i njohim kanë emër e mbiemër dhe në krye të listës është vetëm një Edi Rama. Hajdutët meritojnë ndëshkimin më të rreptë. Tani fjalën e ka populli, ai vendos! Më 11 shkurt, dita e vendimit të madh mbarëpopullor!"

Në vazhdim, Vasili ka publikuar video-mesazhin e protestës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco