Berisha: Si i bëri presion McGonigal SPAK-ut për të më futur në burg

Berisha: Si i bëri presion McGonigal SPAK-ut për të më futur në burg

09:05, 10/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Charles McGonigal ka bërë presion te SPAK që ta arrestojnë.

Berisha u shpreh se informacionet i ka nga burime të brendshme në SPAK.

“Nga burime të brendshme të SPAK, McGonigal ka pasur takime. Ai kërkonte arrestimin e Sali Berishës dhe pse se arrestoni. Ka bërë presion të madh, të pestëve aty, Krajës dhe të tjerëve”, tha Berisha.

Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike.

Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco