Kallëzimi i rremë i Ulsi Manjës!

Kallëzimi i rremë i Ulsi Manjës!

23:13, 09/02/2023
A+ Aa A-

Nga Genc Gjokutaj

Bëhet me dije se SPAK ka shpallur moskompetencën për kallëzimin e bërë nga Ulsi Manja në cilësinë e ministrit të Drejtësisë në lidhje me çështjen e 21 janarit ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit! 

Sa më sipër as më pak dhe as më shumë do të thote që kallëzimi i mësipërm nuk ka asnjë indicie e jo më provë për përgjegjësinë penale të të kallëzuarve!  

Aktet i kanë kaluar për kompetencë hetimi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë që në fakt nuk mund t'i hetojë personat e kallëzuar edhe sikur kallëzimi të ishte i provuar!  

Po përse ky udhëtim procedurial i akteve që janë nul sa i përket asaj që kërkohet në kallëzim? 

Krejt e thjeshtë!

Në gjendjen që janë aktet SPAK duhej të vendoste mosfillimin e procedimit ose pushimin e tij nëse do të kishte filluar. 

Por të shpallësh moskompetencën tënde për subjektet e kallëzuar kur vetëm ti si SPAK mund të hetosh dhe t'ja dërgosh t'i hetojë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë që nuk legjitimohet për këtë gjë është vetëm për të mos e shpallur në këtë moment faktin që provon kallëzimin e rremë nga ana e ministrit kallëzues për shkaqe të pastra politike!

Kaq ishte edhe historia e audiopërgjimit “historik”! 

Nganjëherë njeriu qesh me të madhe jo për shkak të situatës komike por se nuk qan dot!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco