Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ 5 vjet qëndresë nga Aleanca, Këlliçi: PD do të përmbushë premtimin për Teatrin Kombëtar

22:12, 08/02/2023
A+ Aa A-

Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bën 5 vjet rezistencë. Në këtë përvjetor, kandidati për kryetar bashkie, Belind Këlliçi u zotua se ai dhe Partia Demokratike do ta rindërtojnë Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Ndërsa përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojten e Teatrit, Adriana Kalaja tha se Gjykata Ndërkombëtare ka marrë në shqyrtim çështjen e Teatrit Kombëtar.

Syri Tv

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në 5-vjetorin e qëndresës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar rikonfirmoi edhe njëherë vullnetin e Partisë Demokratike për të rindërtuar Teatrin ashtu siç ishte dhe aty ku ishte.

Ai tha se pas 14 majit kryeqyteti do të çlirohet nga uzurpimi dhe shkatërrimi që Erion Veliaj i ka bërë për 8 vite.

"Jam këtu edhe njëherë për të rikonfirmuar vullnetim tim personal, por edhe të opozitës dhe të PD, për premtimin e dhënë i cili do të bëhet realitet pas 14 majit, për ta rindërtuar Teatrin aty ku ishte dhe ashtu sicc ishte. Këtë premtim ne do ta bëjmë realitet. Pas 14 Majit Tirana do të cclirohet nga ky model që vetëm shkatërron me urgjencë, prish me urgjencë, nuk ndërton kurrë, por vetëm prish dhe shkatërron identitetin dhe memorien e kryeqytetit. Ka ardhur momenti që Tiranën ta çlirojmë nga një uzurpim i përdhunshëm që i ka nddodhur në këto 8 vjet nga kryetari i bashkisë". 

Belind Këlliçi, kandidat i PD për bashkinë e Tiranës

Ndërsa përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja, ndau lajmin se Gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut pranoi kërkesën për shqyrtimin e çështjes së Teatrit Kombëtar e cila më pas do të kalojë në gjykim.

"Gjykata e Strasburgut dje na ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën tonë dhe ka kaluar për gjykim çështjen e Teatrit Kombëtar". 

Adriana Kalaja, aktiviste e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Në këtë 5-vjetor ishin të pranishëm edhe artistë dhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të cilët u shprehën se kauza e tyre do të vijojë deri në realizimin e saj që Teatri të ndërtohet në truallin që ishte dhe me projektin e vitti 1938 ashtu siç ishte.       

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco