Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA

19:33, 08/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se aktin që bëri Edi Rama, duke korruptuar zyrtarin e FBI, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiësore ndaj SHBA. 

Gjatë takimit me përfaqësues të degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha tha protesta e 11 shkurtit do të ngjallë shpresat e shqiptarëve kudo që ndodhen. 

Lideri i opozitës e quajti aferë botërore skandalin Rama-McGonigal që ka tronditur fushën e sigurisë për SHBA-në dhe NATO-n. 

"Ju falënderoj me shumë mirënjohje për punën që keni bërë dhe bëni, për suksesin e madh të protestës së 11 shkurtit, protestë e cila ka ngjallë shpresat e shqiptarëve kudo që janë, protestë e cila ka një interes të madh në mbarë botën. Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë, jo vetëm në marrëdhëniet bilaterale, por ka tronditur këtë fushë për SHBA-të, vendet e NATO, dhe vendet e lira në tërësi. 

Aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA. Vetëm një vend armik mund ti lejonte vetes, ti korruptojë njeriun më të çmuar të kundërzbulimit, vendit me përgjegjësi më kryesore për sigurinë e botës. Pra në përmasa kjo tejkalon çdo lloj imagjinate për një vend partner, vend të lirë.  

Secili nga ju në rast se i shtroni pyetjen vetes dhe duhet të ja shtroni, si ka mundësi që ky njeri të ja lejojë vetes një akt të tillë. Ka vetëm një përgjigje, në keqësinë e tij, Edi Rama nuk njeh asnjë kufi. Nuk ka asnjë normë, asnjë virtyt. Njeriu që haptas deklaron se është i aftë të kryejë akte që kurrë njerëzit me moral normal nuk i kryejnë, do të thotë i lejon vetes çdo lloj akti në funksion të pushtetit të vet. Kjo përbën një fatkeqësi të madhe, të jashtëzakonshme, për një komb dhe shoqëri. 

Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë. Ai njeh vetëm një gjuhë, gjuhën e forcës, gjuhën e frikës dhe ai përndryshe nuk ikën", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco